Një gjykatës brazilian ka urdhëruar tërheqjen globale të këngës "Million Years Ago" nga ylli britanik i popit, Adele, për shkak të një padie të vazhdueshme për plagjiaturë të ngritur nga një kompozitor brazilian.
Vendimi përfshin edhe platformat e transmetimit (streaming), transmeton klankosova.tv.
Gjykatësi Victor Torres, i Gjykatës së Gjashtë Tregtare në Rio de Zhaneiro, vendosi të premten që filialet braziliane të Sony dhe Universal, shtëpitë diskografike të Adele, të ndalojnë menjëherë përdorimin, shpërndarjen apo komercializimin e këngës në çdo formë dhe platformë, qoftë dixhitale apo fizike.
https://www.youtube.com/watch?v=CU0pS-BllnM
Gjykatësi ka paralajmëruar një gjobë prej 8,000 dollarësh për çdo shkelje të vendimit, në rast të mospërputhjes me urdhrin.
Megjithatë, kompanitë muzikore Sony dhe Universal kanë ende të drejtën të apelojnë këtë vendim.
Sipas the guardian, vendimi mbetet paraprak ndërsa gjykata pret zhvillime të mëtejshme për çështjen e plagjiaturës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.