Lajmet e fundit

Këngëtarja Adele ka refuzuar të publikojë këngën për të cilën ajo kishte bashkëpunuar me këngëtaren Sian për albumin e saj.
Këngëtarja e hitit "Rolling in the Deep" ka bashkuar fuqitë me këngëtaren e "Chandelier" për këngën e titulluar “Alive” e cila mendohej të ishte këngë e albumit të tretë të Adele.
Duket se Adele e ka refuzuar këtë.
"Flet për jetën e saj, kështu që tani do më duhet ta këndoj këngën parë nga perspektiva e saj" ka thënë këngëtarja Sia, transmeton Klan Kosova.
39-vjeçarja është shprehur se shumë këngë të albumit ishin shkruar për artistë të tjerë, por për një arsye ose tjetrën janë refuzuar andaj ajo ka vendosur t’i mbajë për vete.
Sia tashmë po përgatitet ta këndojë këngën "Alive" e vetme për albumin e saj të shtatë.