Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Adele ka pranuar se ka qarë gjithë ditës pas performancës së saj ne ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
Ylli i hitit “Someone Like You” kishte një varg problemesh me zë derisa ishte duke performuar këngën e saj “All I Ask”.
Fansat kanë thënë se Adele kishte probleme me zërin, nuk ishte në sikron dhe kualiteti i zërit i vinte i dobët, transmeton Klan Kosova.
“Kam qarë pothuajse gjithë ditën” ka thënë ajo derisa ishte mysafire në emisionin The Ellen Shoë.
“Herën tjetër kur kam probleme me zërin, do të ndalem. Do të them thjesht se kjo nuk po funksionon, le ta bëjmë sërish, ndryshe tung” ka vazhduar ajo.
Ndërsa pas problemeve që ajo kishte në këtë performancë ka shkruar menjëherë në llogarinë e saj në Tëiiter duke thënë se dukej se nuk ishte në sinkron pasi kishte probleme me zërin e pianos dhe kitarës.