Lajmet e fundit

Adele zbuloi të shtunën gjatë një koncerti të saj në Nashville, se ajo është duke planifikuar që të ketë edhe një fëmijë tjetër pas përfundimit të turneut, transmeton Klan Kosova.
“Djali im është gati për t’u bërë katërvjeçar”, ka thënë këngëtarja.
“Unë kam filluar ta marrë këtë gjë shumë emocionalisht, sepse ndjehem se kur fëmijët mbushin katër vjet, ata nuk janë në të vërtetë fëmijët e juaj më”.
“Pra, barku im ka filluar të dhemb pak. Sikur kam nevojë për një fëmijë. Unë nuk jam shtatzënë, dhe nuk do të jem deri në fund të turneut”.
Adele lindi djalin e saj Angelo në tetor të vitit 2012, pak më shumë se 18 muaj pas publikimit të albumit të saj të dytë “21”.