Lajmet e fundit

Këngëtarja e shumë hiteve, Adele i ka dedikuar koncertin e saj në New York çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë bërë kryelajm i mediave rozë për divorcin e tyre.
Duke kënduar disa nga këngët e saj në Madison Square Garden, Adele ka thënë duket se pa dashje, “Brangelina janë ndarë, nuk janë më bashkë”, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka pranuar se divorci i çiftit ka qenë në mendjen e saj tërë ditën dhe në atë moment ajo thjesht është ndier se duhet të nxjerrë jashtë disa ndjenja.