Lajmet e fundit

Adele ia dedikoi një këngë gruas e cila pësoi sulm në zemër gjatë koncertit të saj ditën e premte.
Këngëtarja ka thënë që ishte shumë e frikësuar nga kjo ngjarje.
47 vjeçarja pësoi sulm në gjysmë të koncertit dhe ishte dërguar me ambulancë në spital.
Ndërsa Adele të nesërmen e ndaloi koncertin e radhës dhe ia dedikoi këngën “Take It All” fanses së saj.
“Në këtë kohë natën e mbrëmshme, ishte një grua të cilës iu përkeqësua gjendja shëndetësore përderisa unë po këndoja këtë këngë. Nuk e di në qoftë se ajo ndihet mirë, megjithatë dua t’ia dedikoj këtë këngë asaj” ka thënë Adele.


