Lajmet e fundit

Këngëtarja Adele ka dëshirë që pjesëmarrësit në koncertet e saj të shikojnë performancën e saj me sytë e tyre e jo përmes kamerës, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Një video që një fans i saj ka postuar në Twitter, tregon këngëtaren në fjalë duke i thënë një vajze në koncert të ndaloj xhirimin.
“A mund të ndalosh së filmuari me atë kamerë? Sepse unë realisht jam këtu, mund të kënaqesh në jetën reale në vend se të shikosh në kamerë. “ ka thënë Adele.
Sipas disa raportimeve kjo video është bërë të dielën në një koncert të Adele në Veronë, Itali.