Lajmet e fundit

Ajo është ndër këngëtaret më të shtrenjta në botë, me kontrata milionëshe e qe ka thyer rekordet me shitjen e albumit të saj të fundit “25”.
Gjatë koncertit të saj në Veronë të Italisë të dielën, kantautorja britanike, ka ndarë një moment të performancës së saj për t’i kërkuar një fansi që të mos e filmojë koncertin, transmeton Klan Kosova.
“A mund të mos më xhirosh me kamerë?”, pyet Adele, moment ky që është xhiruar nga një fans tjetër në mes të turmës. “Mos xhiro, sepse jam këtu prej së vërteti. Mund ta shijosh interpretimin tim në jetën reale”.
“Kjo nuk është një DVD”, vazhdon këngëtarja. “Është një koncert prej vërteti, dhe do të doja shumë që ta shijoje koncertin”, i thotë ajo fansit.