Lajmet e fundit

Adele ka lëshuar një deklaratë për shtyp në lidhje me shtyrjen e datës së koncertit në Phoenix të Arizonas, pasi u anulua të mërkurën për shkak të sëmundjes, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 28 vjeçare e postoi një video ku shihet duke i kërkuar falje fansave dhe duke i premtuar se do ta riplanifikonte këtë koncert të anuluar.
Ashtu edhe ndodhi, meqë ajo në Instagram sot ka bërë të ditur se e ka caktuar datën 21 nëntor për të njëjtin koncert në Phoenix.