Lajmet e fundit

Njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në botë, Adele ka treguar për Daily Mirror se po që se nuk do ta linte konsumimin e duhanit do të kishte vdekur.
Ajo ka thënë se vendosi që ta lë cigaren për shkak të pasojave të dëmshme nga ajo.
“Nëse nuk do ta ndërpreja konsumimin e duhanit do të vdisja nga sëmundje të shkaktuara prej tij, ai është shumë i keq”.
Interpretuesja e “Hello” ka thënë duke pirë duhan mund ta sëmurte veten nga kanceri i mushkërive.
Madje ajo ka treguar se ka konsumuar mesatarisht 25 copë cigare në ditë dhe si rezultat kishte filluar ta humb zërin. Ajo ishte detyruar kështu që të anulojë koncertet në saj në vitin 2011.
27 vjeçarja iu kishte nënshtruar një operacioni ku doktorët i kishin thënë se karriera e saj prej këngëtareje shumë shpejt do të merrte fund, nëse nuk do ta linte duhanin, transmeton Klan Kosova.