Lajmet e fundit

Këngëtarja Adele, albumi “25” i së cilës shumë shpejt u bë më i shituri për vitin 2015, është programuar që të performojë në Grammy Awards në muajin shkurt, kanë deklaruar organizatorët.
Këngëtarja britanike nuk është nominuar këtë vit sepse albumi i saj rikthyes “25” është publikuar në nëntor, jashtë periudhës së kualifikimeve për t’u shqyrtuar për Grammy.
Por ajo do të jetë në mesin e interpretuesve në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Los Angeles me 15 shkurt.
Adele, e cila fitoi gjashtë çmime Grammy për albumin e saj të vitit 2011, theu rekordin e shitjeve të javës në Amerikë kur u rikthye me këngën Hello pas katër vjetësh mungese në skenë.
Sipas të dhënave nga Nielsen Music, albumi është shitur në më shumë se 7.4 milionë kopje vetëm në Amerikë.
Reperi amerikan Kendrick Lamar, i cili prin me 11 nominime në Grammy Awards, përfshirë edhe për albumin e vitit për “To Pimp A Butterfly”, po ashtu do të performojë në ceremoninë e muajit shkurt, së bashku më The Weeknd, transmeton Klan Kosova.