Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Adele ka treguar një “sekret” të veçantë.
Ajo ka bërë të ditur se çmimet dhe trofetë e fituara i mban në tualet pasi sipas saj kjo është një mundësi që asaj t’i kujtohet puna e vështirë, transmeton Klan Kosova.
Adele e cila së fundmi lansoi këngën e saj më të re “Hello” e cila ka thyer rekorde klikimesh ka fituar shumë çmime gjatë viteve të fundit pas albumit të saj debutues në vitin 2008 dhe më pas erdhi albumi i saj në vitin 2011 që u kritikua shumë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja ka treguar se të vetmin çmim që e mban në dhomë është çmimi “Academy Awards”.