Lajmet e fundit

Pas përfundimit të asaj që e quajti “më i madhi dhe më i miri show” i jetës së saj, Adele ka një lajm të keq për fansat e saj.
Këngëtarja ka bërë një postim emocional në rrejte sociale ku ka njoftuar se anulon koncertet e datave 1 dhe 2 korrik, transmeton Klan Kosova.
Arsye për këtë, siç ka thënë ajo, janë dëmtimet e kordhave të zërit.
“Jam shumë e pikëlluar, por kam menduar që të dalë vetëm për të bërë mimikë para jush vetëm për të qenë më ju” ka thënë ndër të tjera Adele.
“Por kurrë nuk e kam bërë këtë dhe nuk e bëjë për një milion vjet. Dua të jem e vërteta”, ka shtuar ajo.