Lajmet e fundit

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha ka diplomuar duke qenë në arrest shtëpiak.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu.
“Adea, bashkëaktivistja jonë, e cila po gjykohet politikisht dhe padrejtësisht dhe po mbahet ende në arrest shtëpiak, sot diplomoi”!
“Në vend që t'i kthehet Lëvizjes dhe shoqërisë, ajo po detyrohet të vazhdojë arrestin shtëpiak për shkak të drejtësisë se kapur e cila është në shërbim të klanit Pronto! Njësoj edhe Atdheu, Frashëri dhe Egzoni”!
Adea, Atdheu, Frashëri dhe Egzoni akuzohen se kanë kryer sulmin në Kuvendin e Kosovë.