Adam Sandler ka mbetur i pikëlluar pas vdekjes së Cameron Boyce.
Aktori 20 vjeçar, vdiq gjatë fundjavës. Ai luajti djalin e Adam në Grown Ups dhe Grown Ups 2, transmeton Klan Kosova.
“Shumë i ri, shumë i ëmbël, qesharak. I talentuar dhe i mirë. E doja atë fëmijë. Kujdesej shumë për familjen e tij, për gjithë botën. Faleminderit Cameron për të gjitha që na ke dhënë. Të gjitha zemrat tona janë të thyera. Duke menduar për familjen tënde të mahnitshme dhe duke dërguar ngushëllimet tona më të thella”, shkroi Sandler në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bznfh-agVGi/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.