Lajmet e fundit

Goli i bukur i Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Everton, po cilësohet si rastësishëm nga bashkëlojtari i tij te Stoke City, Charlie Adam.
Anësori shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës dërgoi një goditje me volej për të mos i lënë asnjë rast portierin Hoëard.
Por kjo goditje e tij u komentua shumë nga tifozët dhe ekspertët nëse Shaqa deshi të gjuajë në portë apo të harkojë.
Vet lojtari kishte deklaruar se goli që ka shënuar nuk ishte i rastësishëm, por që Adam i kishte thënë ndryshe në zhveshtore, transmeton Klan Kosova.