Lajmet e fundit

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson nesër arrin në Prishtinë për t’iu bashkuar emrave më të mëdhenj të muzikës botërore të momentit Dua Lipa dhe Martin Garrix në SUNNY HILL FESTIVAL i cili do të mbahet me 10/11 dhe 12 GUSHT, njofton Klan Kosova.
Arian Asllani, i njohur me emrin skenik, Action Bronson, është reper shqiptaro-amerikan nga Queens ii New York, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i The Untitled Action Bronson Show, dhe Fuck That's Delicious.
“Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’.