Lajmet e fundit

Një i pastrehë 68 vjeçar është gjetur pa shenja jete, në Komunën e Aerodromit në Maqedoni.
Për momentin informacionet se ka vdekur shkaku i temperaturave të ulëta nuk janë zyrtare, përderisa këtë nuk e vërtetojnë analizat.
Rastin në polici e ka paraqitur shoku i tij, gjithashtu edhe ai pa shtëpi.
Trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion, ndërsa analizat do të tregojnë prej çka ka vdekur 68 vjeçari shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.