Lajmet e fundit

Ish bashkëshortja e Gary Oldman nuk është e kënaqur me çmimin Oscar, me të cilin u nderua Oldman.
Donye Fiorentino, e cila ishte e martuar me Oldman për katër vjet, ka shprehur frustrimin e saj me Akademinë e Arteve dhe Filmit pasi ish bashkëshorti morri çmimin për aktorin më të mirë ndërsa Kobe Bryant atë për filmin më të mirë të animuar.
Ajo ka thënë se janë nderuar dy abuzues.
“Urime për Akademinë që nderoi jo një por dy abuzues me Oscar. Mendoja se kemi evoluar. Çka ndodhi me lëvizjen #MeToo?” ka thënë Fiorentino për TMZ.
Ajo pretendon se Oldman e kishte abuzuar sa kishin qenë të martuar, madje edhe e kishte rrahur një herë me telefon. Oldman kishte mohuar një gjë të tillë duke thënë se ishin duke marrë telefonin dhe se ajo ishte goditur aksidentalisht.
Sa i përket Kobe Bryant ai ishte i akuzuar për përdhunim në vitin 2003. Çështja kishte shkuar në gjykatë megjithatë gjykimi s’ka vazhduar ngaqë dëshmitarja ka refuzuar bashkëpunimin. Është raportuar se Bryant e kishte paguar 5 milionë dollarë akuzuesen, megjithatë një gjë e tillë është mohuar nga ai.
