Lajmet e fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit ka thënë se problemet e tregut me shumicë do të zgjidhen kur pronësia të kalojë nga Agjencia e Privatizimit tek Komuna e Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se puna e parë do të jetë që ta kthejë tregun me shumicë në pronësi të komunës dhe më pas të investojë fuqishëm për të bërë atë një treg modern që do të jetë model për gjithë regjionin.
“E jona është që të investojmë fuqishëm që ta marrim tregun me shumicë në pronësi të komunës, pastaj do t'i kryejmë investimet tona në infrastrukturë në mënyrë që t’ju japim edhe kontrata afatgjate këtyre tregtarëve dhe kjo do të mundësojë që ata të zhvillohen dhe të punësojnë numër më të madhe të punëtorëve”.
Gjatë bashkëbisedimit me tregtarë ai ka deklaruar se do të shikojë mundësinë e lidhjes së tregut me autostradën, në mënyrë që të shkurtohet rruga për transportin e mallrave, të ulet kostoja e tyre dhe njëkohësisht të lirohet trafiku nga kamionët që bartin mallra nëpërmes rrugëve të qytetit.