Lajmet e fundit

Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës Adem Nura, priti në takim pune ambasadorin e Republiks së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi dhe një delegacion të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.
Në takim u bisedua për intesifikimin dhe bashkëpunimin e afërt në mes dy organizatave në të ardhmen.
Abrashi në falenderimet e tij drejtuar delegacionit tha Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë duhet të sinkrinozjnë veprimet në interes të përmbushjës së misioneve të tyre, dhe dhënien e kontributit në sferën humanitare globalisht.
Kryetari i Kryqit të Kuq të Shqipërisë informoi Ministrin Arban Abrashi në lidhje me zhvillimet e fundit në nivel rajonal dhe globalisht duke theksuar që Kryqi i Kuq i Kosovës mund të angazhohet akoma më fuqishëm në ofrimin e përvojës dhe kontributit në sferën humanitare.
Të dyja përbërësit e delegacioneve u dakorduan se në javët në vazhdim të intensifikojnë takimet në mes dy organizatave Kosovë-Shqipëri, në koordinim edhe me institucionet tjera, vecmas me Ministritë e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, transmeton Klan Kosova.