Lajmet e fundit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka prezantuar të arriturat e kësaj ministrie brenda një viti.
Në konferencën e fundvitit për media, Abrashi ka thënë se ideja themelore mbi të cilën është filluar puna ka qenë që të ndryshojnë imazhin e krejt kësaj ministrie që nga fillimi.
Sipas tij të arriturat janë të konsiderueshme, por që mbetet ende punë për t’u bërë në mënyrë që të rritet mirëqenia e qytetarit të Kosovës.
Abrashi ka theksuar se qëllim kryesor ka funksionalizimi i sistemit të regjistrimit të punëkërkuesve - punësimi, veçanërisht ai i të rinjëve.
“Qëllimi kryesor në sektorin e punësimit ka qenë funksionalizimi i sistemit të regjistrimit të punëkërkuesve ku janë 115,868 punëkërkues të regjistruar prej tyre 50,666 femra".
"Një numër i madh i punëkërkuesve nuk janë ne gjendje të hyjnë në tregun e punës andaj duhet investuar shumë në këtë drejtim”.
Më tutje ai ka përmendur punën që ka bërë ministria që ai drejton në dialogun social, në aftësimet profesionale dhe përkrahjen sociale.
Pa përmendur nuk ka lënë as ndryshimet në legjislacion - Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësim, riaftësim profesional dhe punësimin e personave me aftë të kufizuara, investimet e bëra nëpër komuna dhe përmirësimin e standardit të pensionistëve.
“Meqë kjo çështje ka qenë në disa media dhe ka të bëj me rreth 50 pensionist të cilët nuk kanë përvojë 50 vjeçare, sepse ligji parasheh që pensione të marrin ata që kanë përvojë 50 vjeçare
Ka pasur rreth 1 mijë persona të cilët kanë marrë pensione deri në 5 vite pas vdekjes së familjarëve të tyre e që buxhetit i ka kushtuar mbi 1 milion euro”.
Por buxheti edhe kësaj radhe ka qenë shqetësim i tij pasi kërkesat drejtuar dikasterit që ai drejton janë të mëdha.