Lajmet e fundit

Arban Abrashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka pritur, Komisionarin e Bashkimit Europain për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, i cili po qëndron në një vizitë pune në Kosovë.
Ai ishte i shoqëruar nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Abrashi ka informuar mysafirët për të arriturat dhe sfidat në fushën e punësimit, aftësimit profesional të punëkërkuesve të regjistruar si të papunë dhe në fushën e mirëqenies sociale.
Ministri shpalosi edhe planet për të ardhmen, në veçanti ato që kanë të bëjnë me fuqizimin e qendrave për aftësim profesional, përmes pasurimit të programeve të tyre të trajnimit, thuhet në komunikatën e ministrisë, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Navracsics u interesua për programet përkrahëse të BE-së në Kosovë.