Lajmet e fundit

Në intervistën Ballë për Ballë të Shkodran Gajrakut, në kuadër të emisionit Ora e Fundit, që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, i ftuar është Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Abrashi mendon arsyet prapa veprimeve të opozitës s'janë aspak ato që proklamohen, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e tij se veprimi i Albin Kurtit në Kuvend është vepër penale, njofton Klan Kosova.
"Përparimi i Kosovës po i pengon opozitës, ata nuk kanë një vijë të kuqe deri ku duhet të shkoj kritika".
"Ne nuk duhet të biem pre kur 50 persona të vijnë para qeverisë që te djegin dhe krijojnë trazira duke u tërhequr".
"Ajo çfarë ka ndodhur në Kuvend me veprimin e zotit Kurti ka qenë vepër penale kjo është e qartë".