Lajmet e fundit

Arban Abrashi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës njëherësh edhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale ka thënë se kauza politike e opozitës nuk po gjen hapësirë te qytetarët dhe kjo sipas tij, është parë në dy protestat e fundit të tyre.
Ai për Top Channel ka theksuar opozita po synon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, “por kjo është e papranueshme”.
Abrashi ka shtuar Qeveria është e vendosur të shkojë përpara dhe synimi i saj është që deri në fund të mandatit të përfundojë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë.