Lajmet e fundit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connel.
Abrashi ka falendëruar O’Connell për ndihmën që shteti i tij po ia jep Kosovës dhe ministrisë që i e drejton.
“Me rastin e takimit me mikun tim, Ambasadorin britanik Ruairí O'Connell, biseduam për zhvillimet e fundit, dhe për asistencën e Mbretërisë së Bashkuar, dhënë Ministrisë në kuadër të projekteve të punësimit dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë.
Krenar për miqësinë dhe mirënjohje të thellë për përkrahjen e fuqishme që Mbretëria e Bashkuar po jep në vazhdimësi për shtetin tone,” ka shkraur Abrashi në Facebook, njofton Klan Kosova.