Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar Pallatin e Rinisë, për të cilin ka thënë se është degraduar, ndërsa ka premtuar se do të investojë në të, nëse merr mandatin.
Prioritet ka thënë se do ta ketë rregullimin e statusit të tij, që më pas të nisin investimet në rregullimin dhe krijimin e kushteve për sportistët prishtinas, njofton Klan Kosova.
Abrashi ka shfrytëzuar praninë e mediave për të kërkuar debat televiziv me kundërkandidatin, Shpend Ahmeti, duke nënvizuar se shtabi i tij është duke punuar për ta caktuar televizionin ku do të mbahej ky debat.