Lajmet e fundit
Ministri i Punës, Arban Abrashi, ka inspektuar disa subjekte afariste lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Pas përmbylljes së fushatës vetëdijësuese nga Inspektorati i Punës, sot ka nisur inspektimi intensiv në subjektet afariste lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Inspektimi i parë u bë në kompaninë ndërtimore “Tregtia”, në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
I pranishëm në këtë inspektim ishte edhe ministri i Punës, Arban Abrashi, i cili tha se ministria ku ai vepron në bashkëpunim më Inspektoriatin e Kosovës, do të vazhdojë edhe me kontrollimin e vendeve të punës dhe të sigurohen që marrëdhëniet punëdhënës-punëtor janë në rregull, dhe se siguria në punë është në nivel.
"Sot vizituam një kompani ndërtimore në Prishtinë dhe do të shikojmë edhe kontratat e punës, edhe sigurinë në punë. Besojë që inspektorat, kryeinspektori më mirë e njeh vetë punën edhe besojë që i kanë marr edhe vërejtjet por në përgjithësi ishte në rregull. " tha ministri i Punës.
Zyrtarë nga Inspektoriati i Kosovës njoftuan se inspektimet do të shtrihen në gjithë territorin e Kosovës dhe pas një muaji, do të dalin me një rezultat të saktë se sa ka ndikuar fushata vetëdijësuese tek punëdhënësi