Lajmet e fundit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, ka votuar në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
Këtë herë, Abrashi ka votuar i vetëm, pa bashkëshorten, pasi gjatë ditës së djeshme, ajo solli në jetë djalin e dytë të tyre.
“I ftoi të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë. Qytetari është ai që do të vendosë se si do të duket qyteti i tij në katër vitet e ardhshme”, tha Abrashi pasi kreu obligimin e tij si qytetar i Kosovës.