Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi ka publikuar një foto ku shihet së bashku me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, deputetin tjetër të LDK-së Fidan Rekaliu dhe anëtarin e KQZ nga radhët e LDK-së Florian Dushi.
Kjo foto është bërë pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbajtur ditën e premte.
Ai me këtë rast ka paralajmëruar se “diçka e mirë” po vjen, njofton Klan Kosova.
Ky postim mund të jetë i lidhur me vendimet e këtij organi partiak për reagim opozitar për ekzekutivin aktual.
Dihet që kërkesa e Lidhjes Demokratike si parti opozitare është që në kohë sa më të shpejtë të mbahet zgjedhjet e reja të parakohshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.