Lajmet e fundit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka komentuar takimet që ka bërë kryeministri Isa Mustafa gjatë kohës kur po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje Mustafa ka takuar, ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren Madeleine Albright, transmeton Klan Kosova.
“Në kuadër të zgjerimit të miqësive strategjike, krahë për krahë, me miqtë që bëjnë të gjithat për Kosovë. Clinton-ët janë miqtë tanë të përhershëm!”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.
