Lajmet e fundit

Në emisionin Zona B të Klan Kosovës në bashkëpunim me emisionin Opinion të TV Klan, po shfaqet intervista me,Fred Abrahams, ish- aktivist dhe hulumtues i komitetit të Helsinkit, ku për vite të tëra ka qëndruar në Shqipëri dhe Kosovë.
Abrahams e ka shkruar librin "Shqipëria e Re” nga diktatura deri tek demokracia, ku trajton të gjithë procesin e zhbërjes së diktaturës komuniste, pastaj trajtohet lufta e UÇK-së dhe rrëfimet nga disa prej akterëve të saj.
Ai ka treguar për prishjen në mes amerikanëve dhe ish presidentit Sali Berisha.
“Vitet 92-93, ishin vite shumë dramatike, me shumë emocion. Për Washingtonin më e rëndësishme se Shqipëria ishte Ballkani, më e rëndësishme ishte Kosova, rajoni dhe stabiliteti. Më e rëndësishme ishte që shqiptarët e Kosovës të ishin të sigurt dhe të qetë. Berisha mund të ishte president vetëm në Shqipëri, jo në Kosovë dhe Maqedoni.
“Prishja e amerikanëve me Berishën ishte proces, nuk iu interesonte arrestimi i Nanos, Frangajt, kur u prekë Greqia, atëherë ndryshoi qasja, amerikanëve nuk iu interesonte çfarë ndodhte brenda,” ka thënë Abrahams, njofton Klan Kosova.