Lajmet e fundit

Pronari i Chelsea-s, Roman Abrahamoviq, e ka refuzuar ofertën për ta shitur këtë klub, raporton mediumi anglez, Daily Mail.
Kishte qenë miliarderi i Ineos, Jim Ratcliffe, njeriu që ia kishte bërë këtë ofertë biznesmenit nga Rusia, por që ky i fundit e kishte flakur tutje.
Ai e kishte blërë klubin londinez më 2003, dhe që nga ajo kohë Chelsea ka njohur periudhën më të suksesshme në histori të saj, duke arritur që ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve më 2012.