Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar pas abuzimit të të miturës në Drenas.
Ai ka thënë se ky rast do të trajtohet deri në fund dhe të gjithë shkelësit e ligjit do të marrin dënimin e merituar.
Shkrimi i plotë:
Lajmi për abuzimin e të miturës në Drenas është shqetësues nga çdo këndvështrim dhe një alarm që nuk mund të kalojë pa përgjigjeje. Në vazhdën e angazhimit tim të përditshëm, sot kam pritur në takim Ministrin Mustafa, Kryeprokurorin Lumezi dhe Drejtorin e Policisë Qalaj, me të cilët kemi ndarë shqetësimin e përbashkët rreth këtij rasti si dhe shqetësimet tjera të qytetarëve tanë që ndërlidhen me sigurinë.
Abuzimi me pozitën institucionale në çdo nivel është i pa pranueshëm dhe duhet të ndëshkohet, veçmas kur ky abuzim ndodhë nga ata që janë përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Ky rast do të trajtohet deri në fund dhe çdo shkelje që cenon besimin e qytetarëve në institucione do të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Institucionet tona të rendit dhe ligjit, do të vazhdojnë edhe më fuqishëm punën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe rritjes së sigurisë së tyre. Ky është imperativ i pa kompromis.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.