Lajmet e fundit

Ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri sot është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Kështu merr vesh klankosova.tv nga burimet e saj.
Kohë më parë vetë, Tahiri që eështë anëtar i PDK-së kishte konfirmuar se ishte ftuar nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.
Siç kishte thënë, gjykata me seli në Hagë e kishte thirrur për t`i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.
Javën e shkuar, Specialja e ftoi për intervistë edhe shefin e partisë së Tahirit, Kadri Veselin.
Ky i fundit do të paraqitet para kësaj gjykate më 4 dhjetor, njofton Klan Kosova.