Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.
Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë për media.
Me këtë rast i pari i Qeverisë Japoneze theksoi se gjatë kësaj dekade raportet Kosovë-Japoni, janë rritur shumë.
"Në 10 vjetët e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë. Sot kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim."
Abe shtoi se vendi i tij po promovon paqen dhe stabilitetin në rajon. Poashtu Japonia e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
"Japonia është duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Japonia mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj të shoh lidershipin e Presidentit Thaçi për arritjen e këtij progresi në këtë dialog."
Kurse Presidenti Thaçi, vlerësoi se takimi me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ishte me rëndësi për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.