Lajmet e fundit

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dhënë qëndrimin e subjektit që ai përfaqëson, duke thënë se i gjithë vendi ndodhet në bllokadë vetëm se Kadri Veseli nuk heq dorë nga kandidimi për Kryeparlamentar.
Tutje në një prononcim për media, Abdixhiku ka thënë se PAN ka vetëm 39 deputetë të tjerët janë grupe minoritare për të cilat tha se LDK do të nis diskutimet, pasi konstituimi i kuvendit nuk mund të merr kohë pafundësisht, transmeton Klan Kosova.
''Janë plot deputetë brenda koalicionit PAN që janë të pranueshëm tek aprtitë tjera. Pra krejt bllokimi po bëhet për shkak se Veseli do të bëhet kryeparlamentar''.
''Konsittuimi i kuvendit nuk mund të merr kohë pafundësisht''.
''Mos harroni PAN ka vetëm 39 deputetë, ne do të nisim konsultat me grupet tjera minoritare''.