Lajmet e fundit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.
Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit.
Diplomatja kroate krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.