Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka numëruar disa veprime të qeverisë Haradinajt, e të cilat, sipas tij, e bëjnë atë më të dobëtën, më të dëmshmen dhe më të rrezikshme që Kosova e ka pasur ndonjëherë.
Abdixhiku ka përmendur numrin e madhe të partive, duke shkruar se pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar – “ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr”.
“Pazar hesapi. Ndanë karrige, shtuan ministri, u rehatuan mirë thanë ‘erdhëm për punë të mëdha’”.
“Punë e madhe e tyre doli të jetë emërimi i 80 zëvendësministrave. Këta të fundit njihen sot për raportet e tyre ‘dinamike’ - material për tallje kolektive. Kur mbaruan me zëvendësministra, krijuan koordinatorë. Kështu Qeveria e Kosovës ka sot ‘koordinator për rini’ dhe ‘koordinator për gjeneratë të re’; dhe kjo s’është barsoletë. Bëjeni diferencën vet”.
Abdixhiku përmend edhe veprime të tjera të qeverisë, që sipas tij kanë qenë tejet të dëmshme për Kosovën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.