Lajmet e fundit
"Puna i dallon Arban Abrashin dhe Shpend Ahmetin. Vetëm kur ndalesh e analizon e kupton sa pak është punuar në katër vjetët e shkuara në Prishtinë. Arbani i ka të qarta projektet që do t'i ketë prioritet në drejtimin e kryeqytetit"

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se puna e dallon Arban Abrashin nga kundërkandidati i tij për kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në Zonën B të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Abrashi i ka të qarta projektet që do t'i ketë prioritet nëse merr besimin për të qeverisur me Prishtinën, ndërsa ka lavdëruar rezultatin zgjedhor të LDK-së në krejt vendin.
"Trendi i Arban Abrashit është i jashtëzakonshëm. Besoj që hapësira që do t'i krijohet në ballafaqim me Shpend Ahmetin do të jetë favorizues për të. Para fushatës njerëzit kanë hezituar të deklarohen për LDK-në. Tani ka ndryshuar kjo gjë".
"Puna i dallon Arban Abrashin dhe Shpend Ahmetin. Vetëm kur ndalesh e analizon e kupton sa pak është punuar në katër vjetët e shkuara në Prishtinë. Arbani i ka të qarta projektet që do t'i ketë prioritet në drejtimin e kryeqytetit".
"Nuk e mohoj që Shpendi është djalë i mirë, i ndershëm, e jokorruptiv. Por kjo nuk mjafton tash. Shumica e të rinjve janë të pakorruptuar. Ai është marrë shumë me propagandë, me çështje që nuk i kanë takuar, dhe më pak me punë të Prishtinës".
"Lajm i mirë është që fryma në plot rajone është pro LDK. Në Pejë kemi fituar, gjë që mund të ndikojë në bartjen e frymës edhe në Istog. Besojmë që lehtë do të fitojmë lehtë edhe në Podujevë, si edhe në Gjilan". /klankosova.tv