Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot është takuar me kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e parë të punës në këtë pozitë.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha që Ramës i ka uruar mbarësi në detyrën e re.
"Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit".
