Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Qeveri për t'u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Ai ishte i shoqëruar edhe nga Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.
Ky takim po zhvillohet me ftesë të Kurtit, të cilën Abdixhiku e kishte pranuar javën e kaluar, njofton Klan Kosova.
Kurti i ka ftuar liderët e partive opozitare për t'u takuar ndaras me të gjithë, por prej tyre vetëm Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së të parit të Qeverisë.
Ndërsa, Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar dje me shefin e ekzekutivit.
Tema kryesore e diskutimit ishte procesi i dialogut me Serbinë, ku Haradinaj kërkoi kyçjen konkrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto bisedime.