Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se është ndalur në Irzniq të Deçanit, para tubimit në Gjakovë.
Ai u shpreh se ndryshimi po vjen dhe se në çdo fshat e qytet, siç u shpreh ai, po rriten e po forcohen, përcjell Klankosova.tv.
“Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen”.
“Deçani flet djathtë! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi - po fitojmë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.