Lumir Abdixhiku, ekonomisti që i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se koha e superhernojve në Kosovë ka kaluar dhe se tani na nevojiten njerëz të ekspertizës dhe që kryejnë punë.
“Koha e superheronjve ka kaluar. Kosova nuk do të ketë luftëra, por do të ketë njerëz të fushës së ekspertizës”, ka thënë Abdixhiku, njofton Klan Kosova.
Ai është shprehur shumë i kënaqur me ambientin që ka gjetur në LDK dhe me pritjen që në tërësi koalicionit LDK-AKR po ua bëjnë njerëzit nëpër tubime gjithandej Kosovës.
“Ka qenë shkrirje natyrale. Jam pritur jashtëzakonisht mirë, po e ndjejë këtë frymë, jo vetëm për ne si vlerë e shtuar, por për gjithë LDK-në e koalicionit”.
“Derisa kundërshtarët tanë kanë problem me mbushë sallat, ne nuk e kemi këtë problem, madje nuk po kemi vende. Tek bashkimi jonë, tek kjo frymë e re, 1+1 bëjnë 3, kurse tek ata (PDK-LDK-Alternativa) barazimi është zero”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.