Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka publikuar pamje nga vizita e tij që pati në Lipjan.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në këtë qytet, kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Ai ka prezantuar edhe plani e tij për investime kapitale nëse del në krye të qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
"Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë".
"Dhe me ekip sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona - e që janë qëllime të vet qytetarëve - është krejt i lehtë!", ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.