Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë qëndrimin e saj se posedon program parimor derisa konfirmon se nuk do të ketë një tjetër bashkëpunim me PDK-në.
Kështu ka bërë të ditur pjesëtari i këtij subjekti partiak Lumir Abdixhiku, në Zona B të Klan Kosova, teksa shtoi se LDK është e interesuar për zhvillim ekonomik e rrugëtim drejt Bashkimit Europian.
''Votuesi është i ndarë në tri kategori dhe në tri blloqe. Mund të bëjmë biseda në fusha të caktuara por jo kompromis''.
''Kur do të ndërtosh partneritete, ndërto mbi parime. Ne kemi njerëz të mirë dhe parime të mira për këto punë''.
''Ne jemi të interesuar për zhvillim ekonomik, shëndetësi, arsimim e kështu me radhë. Do të flasim edhe për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Do të ketë diskutime programore, parimore. Sado që e keqe është si situatë për Kosovën kemi mesazh të qartë nga qytetarët e Kosovës.''
''Vendimet sa i përket qëndrueshmërisë së LDK-së janë duke u marr në mënyrë të përbashkët. Nuk ka zë nga LDK që ka kërkuar një gjë të tillë. Do të mësohemi shumë shpejt me një LDK më shumë aktive në Kuvend, një LDK pasurues. Pavarësisht mbështetjeve politike, neve na mungon komunikimi me të rinjtë''.
''Mëkati më i madh është bashkëpunimi me PDK-në. Shpejt do të dëshmojmë se si do të parandalojmë PDK-në''.
''Ne do ta trajtojmë politikën si në vend tonin. Ne do të jemi të kënaqur me idetë tona kushdo që i merr. Dy të tretat e LDK-së për herë të parë janë në Kuvend. Nuk pres të trajtojë me butësi njerëzit që keqtrajtojnë pushtetin edhe shtetin. Po vjen një LDK që ka përfunduar e vjetra''./ KlanKosova.tv