Lajmet e fundit

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka bërë të ditur se qeveria palestineze e unitetit do të japë dorëheqje.
Ai i ka thënë fraksionit të tij Fatah se kabineti duhet të shpërbëhet për shkak se rivali i tij, Hamas, nuk do ta lejojë të operojë në Rripin e Gazës, ku Hamasi mban kontrollin.
Disa raporte sugjerojnë se qeveria do të japë dorëheqje brenda orësh.
Kabineti ka bërë betimin qershorin e kaluar, në përpjekje për t’i dhënë fund çarjes së madhe midis Fatahut, që qeverisë në Bregun Perëndimor, dhe Hamasit.