Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku së fundi e vizitoi Patrikanën e Pejës.
Gjatë vizitës së tij në Patrikanë, u prit nga udhëheqësit e atjeshëm fetarë, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se pas vizitës së tij në Patrikanë, Abazoviq do të jetë për vizitë në Devolli Corporation.
Ndërsa, Shkëlqim Devolli, pronari i Devolli Corporation, do të shtrojë edhe iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita po zhvillohet në muajin e Ramazanit.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
[caption id="attachment_2039633" align="alignnone" width="1062"]
Abazoviq ne Patrikane[/caption]