Lajmet e fundit

Në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Sylvinhos çmimin Shqiponja e Artë pasi sipas tij ai është një “shqiptar që po lind”.
Rama tha se Sylvinho është personi i parë që po nderohet me çmimin “Shqiponja e artë” pa qenë një shqiptar dhe mes batutave i tha se ai nuk ka për të pasur zgjidhje tjetër veçse të pranojë nacionalitetin shqiptar.
“Mirëmbrëma!”, tha Sylvinho, ndërkohë që Rama tha se këtë përshëndetje, trajneri i kombëtares shqiptare e bëri njësoj si arbëreshët.
“Para së gjithash doja të falënderoja të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Pa harruar sigurisht edhe stafin e Federatës. Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh”, tha Sylvinho. /klankosova/euronews