Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për drejtësinë në Kosovë, ballafaqimin Qeveri – Vetëvendosje, nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë - Serbi dhe të tjera zhvillime në Kosovë, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë: Haki Abazi dhe Besnik Berisha.
Haki Abazi, drejtor projektesh për Ballkanin Perëndimor në "Rockefeller Brothers Fund", ka kundërshtuar veprimin e forcave policore në arrestimin e Alban Morinës, që në Facebook pati kërcënuar ministrin Arban Abrashi dhe të birin e kryeministrit, Besnik Mustafa, pasi mendon se në Kosovë drejtësia nuk është e njëjtë për të gjithë, transmeton Klan Kosova.
"Unë mund të rikujtoj dy raste që janë kërcënime të drejtpërdrejta".
"Një është zoti Hasani që është incizuar duke bërë kërcënim ndaj kolegut të tij, por ai ka vazhduar ta ushtrojë postin më të ndjeshëm juridik në vend".
"Janë djemtë e deputetit Grabovci që kanë sulmuar policët dhe kurrë nuk janë arrestuar".
"Dhe, ju po e amnistoni intervenimin ndaj një kërcënimi në Facebook".